E Martë, 3 Nëntor 2026

TIRANË/ 40-vjeçari gjendet pa ndjenja në Lanë, humb jetën në spital

 Një 40-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë ditës së djeshme në ujërat e lumit Lana. 

Policia bën me dije se ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën. 

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›