E Hënë, 2 Nëntor 2026

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se përndiqte dhe kanoste një shtetas përmes profileve të falsifikuara në rrjetet sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Operacioni policor i koduar “Accountet” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga u vu shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte shumën e parave.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari kishte krijuar dhe përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale, përmes të cilave përndiqte dhe kanoste shtetasin D. P., duke e shtrënguar për t’i dhënë para.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe dy aparate celularë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›