TKK në dy qytete
Teatri Kombëtar i Komedisë fillon turne shfaqjesh nëpër qytetet e vendit me dy prodhimet e tij të para 2011-2012. Janë komeditë XXL TV me autor Stefan Çapalikun e regjisor Naun Shundin dhe Familja në shi e autorit dhe regjisorit Ilir Bezhani. Këto dy komedi shfaqen për publikun e Durrësit dhe Shkodrës. XXL TV shfaqet në datat 19-20 prill, ora 19:00 në skenën e teatrit të Durrës dhe në Shkodër në datat 27-28 prill ora 19:30. Familja në Shi është në Durrës më 21-22 prill, ora 19:00. Ndërsa në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, TKK shfaq më 21 dhe 22 prill, ora 19:00, komedia Fqinjët e autorit Ruzhdi Pulaha dhe regjisor Alfred Trebicka.