E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TKOB mbyll “Vitin Puçinian” në vendlindjen e kompozitorit të mirënjohur

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Orkestra dhe solistët e TKOBAP-së përmbyllën Vitin Puçinian në vendlindjen e Giacomo Puccini-t.

Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe madhështi, Orkestra Simfonike si dhe solistët, nën drejtimin e maestro Toufic Maatouk, kurorëzuan një vit të jashtëzakonshëm artistik në Torre del Lago, vendlindjen e legjendarit Giacomo Puccini.

Me interpretimin magjepsës të “Messa di Gloria,” një prej kryeveprave më të shquara të Puccini-t, solistët Raffaele Abete, Armando Likaj dhe Bledar Domi, së bashku me orkestrën e TKOBAP-së dhe korin e “Festival Puccini,” sollën një performancë të paharrueshme për të nderuar 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP-së, Abigeila Voshtina. j.p/

1 nga 10

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›