E Diel, 1 Nëntor 2026

TRONDITET sërish Serbia, e mitura futet në shkollë me thikë dhe gjuan mësuesen dhe nxënësin

TRONDITET sërish Serbia, e mitura futet në shkollë me thikë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Serbi. Sipas mediave vendase mësohet se mesditën e sotme një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën private “Ruđer Bošković” në Beograd.

Ajo është futur në ambientet e shkollës me një thikë kuzhine në duar dhe ka sulmuar një nxënës dhe mësuesin, fatmirësisht të cilët nuk kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Siç thuhet dhe nga raporti i MPB-së, adoleshentja është neutralizuar menjëherë dhe është arrestuar nga policia, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.

Ndërkohë kujtojëm se ditën e djeshme një 14 vjeçar shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 15 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›