E Diel, 1 Nëntor 2026

TURQI – Të shtëna pranë një shkolle, 11 të plagosur

ANKARA, 22 shtator /ATSH/ – Një person i paidentifikuar qëlloi me një armë gjahu jashtë një shkolle të mesme në Turgutlu, në provincën Manisa të Turqisë perëndimore, në orën 08:00 të mëngjesit.

Nga sulmi mbetën të plagosur 11 nxënës.

Sipas transmetuesit kombëtar NTV, incidenti ndodhi para Shkollës së Mesme Teknike Profesionale dhe Anatoliane “Turgutlu İnci Üzmez”.

Forcat e rendit dhe ekipet mjekësore të shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, të cilët u transportuan me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Turgutlu-së.

Motivi i të shtënave mbetet i panjohur. Policia vendore po heton rastin dhe ka nisur një operacion kërkimi për të kapur autorin, i cili u largua në këmbë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›