“Ta lëmë të shkuarën pas”, Rama: Shqiptarët e Greqisë ashtu dhe grekët e Shqipërisë, janë thelbi i pandashëm i një fqinjësie

SELANIK- Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se grekët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë janë thelbi i pandashëm i fqinjësisë.
Ai tha se e shkuara duhet lënë pas dhe fokusi të jetë tek ardhmëria dhe bashkëpunimi mes dy popujve dhe dy qeverive respektive.
“Ju shqiptarët e Greqisë ashtu dhe grekët e Shqipërisë, janë thelbi i pandashëm, të një fqinjësie, e cila duhet të jetë burim miqësisë dhe jo konfliktesh. Burim partneritetesh, në çdo nivel, që në nivele lagjeje, deri në nivelin e qeverive, jo sebepesh mes njëri tjetri, që pasojat i paguajnë të gjithë qytetarët e zakonshëm të vendeve tona. Ta lëmë të shkuarën pas. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua, ju sot këtu nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë votë në Shqipëri, që kush ka mundur ka ushtruar të drejtën e votës duke marrë rrugën, sot jeni votues, që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje nga këtu ku jeni, nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqemi shumë gjatë, për ta bërë realitet kohë më parë”, tha ai/abcnews.al