E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tabaku: Domosdoshmëri krijimi i një kodi fiskal

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot në fjalën e saj në prezantimin e programit ekonomik të PD-së se e kemi të nevojshme dhe të domosdoshme për t’i ofruar mundësi të barabarta të gjithë sipërmarrësve dhe atyre që kanë në gen sipërmarrjen dhe të bërit biznes; krijimin e një kodi fiskal që do t’u shërbejë atyre dhe pa dyshim edhe Shqipërisë.

Tabaku u shpreh se, “Kodi fiskal është një kushtetutë taksash që vendos parimet e shkruara të të gjitha politikave fiskale dhe duke ndërtuar rregulla të qarta loje për këdo”.

“Kodi i procedurës tatimore është ndryshuar 140 herë ndonëse ka 130 nene në tërësi dhe në raste të shumta kanë qenë ndryshime me porosi. Gjithashtu ligjet me porosi, ligjet që nxisin një ekonomi të kapur për interesa të caktuar të disa bizneseve do të eliminohen. Një taksë e sheshtë, e përmendur pak më herët, do të vendoset njësoj si për të ardhurat personale edhe për ato nga biznesi dhe do të jetë 10%”, u shpreh ajo.

“Reformimi i strukturës së taksës së karburantit dhe gjithë barrës që nuk shkon në ekonomi por në pak duar. Sikundër dhe një sanksionim të qartë ligjor për kontrollet tatimore që do të aktivizohen vetëm në bazë të një risku. Duke hequr gjithë taborrin e zyrtarëve, tatimorëve që sot shkojnë tek bizesi. Rimbursimi i TVSH i garantuar brenda afatit dhe automatik Eleminimi i gjithë përjashtimeve nga TVSH përpos dy elemntëve që do jenë parësore dhe do rregullohen me rimbursim; shporta ushqimeve dhe energjia”  tha ajo.

Synimi shtoi Tabaku, “është vendosja e rregullave të qarta loje, për të pasur një reformim fiskal dhe një garanci për këdo që do të luajë në treg dhe konkurenca e ndershme”.

Së dyti, vijoi ajo “pengesa më e madhe sipërmarrjeve është shteti. Penguesi dhe shkelësi më i madh i ligjit është shteti. Ai pengon konkurencën dhe meritokracinë ndaj ne kemi menduar si ti ndryshojmë këto pika. E para, heqja e subvencioneve klienteliste që prekin një apo dy biznese. Shteti po e prish këtë konkurencë në treg. Digjitalizimi i plotë për biznesin, ulja e kostove të energjisë për bizneset prodhuese dhe përpunuese për të nxitur industrializimin dhe prodhimin vendas”.

“Rishikimi i të gjitha PPP-ve për të eliminuar kontratat korruptive dhe për të ristrukturuar projektet që dëmtojnë tregun e lirë. Shqipëria ka nevojë për një ristrukturim efektiv të qeverisë dhe ristrukturim të buxhetit nga shpenzimet e kota. Kjo nis nga të gjitha shoqëritë që zotërohen nga shteti, deri tek pronat shtetërore”, tha Tabaku.

Tabaku vuri theksin tek reforma e tregut të pronës për të formalizuar ekonominë dhe për të stimuluar investimet afatgjata.

“Ristrukturimi i gjithë shpenzimeve të shtetit drejt një qeverie të vogël. Njëkohësisht dhe në reforma reale derregullatore pasi hiperrregullimi i kushton shtrenjtë sipërmarrjes shqiptare por edhe biznesit shqiptar. Shqipëria duhet të shkëputet nga një ekonomi e mbështetur në monopole dhe industria duhet të rivitalizohet dhe adaptohet për të kaluar në një ekonomi moderne dhe konkurruese. Duhet të dalim nga ky model ekonomik ku punohet për 100 biznese dhe për të ndryshuar këtë model ekonomik arrihet përmes inovacionit dhe zhvillimit ekonomik që mungon në tregun shqiptar dhe që modeli ynë ekonomik bazuar mbi këtë program e mundëson. Pasi duhet t’i japim fund një modeli ekonomik që përmirëson jetën dhe bilancin e 5% ndërsa pjesa tjetër punon për to”, u shpreh Tabaku.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›