E Martë, 3 Nëntor 2026

Tabaku: Taksimi i sheshtë ishte i suksesshëm

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se taksa e sheshtë ka qenë më e sukseshme se taksa progresive në Shqipëri.

Në një intervistë televizive, Tabaku theksoi se, “vende me karakteristikat dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e kanë më të nevojshme një taksim të tillë pasi sjell nivel më të lartë në buxhetin e shteti”.

“Nuk e krijon taksa e sheshtë gropën e buxhetit, por ligjet speciale. Taksa e sheshtë që ka prezantuar Partia Demokratike, do të shoqërohet edhe me kodin fiskal. Kodi fiskal është vendosja e parimeve fiskale në një ligj, kod, i cili nuk ndryshon dhe është një marrëveshje me biznesin”, tha ajo.

Duke u ndalur tek taksën progresive, Tabaku shpjegoi se, “kjo taksë ka nxitur informalitetin dhe ka nxitur artificat, rasti i profesionistëve të lirë është një rast artifice”.

“Taksa progresive është nxitja më e madhe e informalitetit dhe mospagesës së sigurimeve shoqërore, dhe për pensionet. Parimi i Partisë Demokratike me një taksë të sheshtë e cila shkon në çdo sektor, se plani ishte që të shtrihej njëjtë në ekonomi dhe çdo vend që ka karakteristikat e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ka nevojë për një taksë të tillë. Ajo ka qenë e suksesshme, ka sjellë nivel më të lartë të të ardhurave”, tha Tabaku. j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›