Tabaku dhe Bogdani akuza Ramës: Reflektim pa mea culpa! Kryesocialisti ka kaos ka në mendjen e tij
Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani kanë reaguar ditën e sotme në faqet e tyre në rrjetin social Facebook, në lidhje me konferencën Shqipëria e Gjeneratës së Re, që kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama mbajti paraditen e sotme përsa u përket kushteve emergjente të zhvillimit urbanistik të vendit.
Reflektim pa mea culpa! Kush e la Tiranën pa plan për 11 vite? Kush e betonizoi atë?
Këtë pyetje shkruan në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku, duke akuzuar kështu Ramën se faji që kryeqyteti mbeti pa një plan urbanistik për 11 vite rradhazi, është vetëm i kryesocialistit dhe ishkryebashkiakut të Tiranës. Tabaku me anë të postimit të saj e fajëson Ramën gjithashtu edhe për betonizimin e Tiranës duke u shprehur se ai me anë të konferencës së sotme po reflekton për gabimet që ka bërë po vetë.

Ndërkohë edhe deputeti yjetër i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ka reaguar gjithashtu për konferencën e Ramës duke e akuzuar atë se ka ardhur në pushtet për të qeverisur të mirat dhe përfitimet me grupimet e tij dhe biznesmenët që e ndihmuan të vijë në pushtet.
Bogdani e kujton kryesocialistin se duhet të mbajë premtimet elektorale që u ka bërë qytetarëve dhe jo tu dëshmojë atyre me ide të e tijë të çuditëshme se sa kaos ka në mendjen e tij për zhvillimin e vendit.
…Kryesocialisti po vazhdon në rrugën e tij të zbulimit të botës, me ide të cuditshme, duke na dëshmuar se sa kaos ka në mendjen e tij për zhvillimin e vendit.
Habit të madh e të vogël kur pasi shpalli se Shqipërisë i duhen redaktorët e shqipes për të ecur përpara, tani ka zbuluar se në këtë drejtim nevojiten dhe artistët e sociologët.
Këto janë thjesht bojëra për të mbuluar tablonë e tij të vërtetë, se ai ka ardhur në pushtet për të qeverisur të mirat dhe përfitimet me grupimet e tij dhe biznesmenët që e ndihmuan të vijë në pushtet.
Lypset t’i kujtojmë se fushata zgjedhore ka mbaruar dhe se këto idetë e tij të reja dhe zbulimi që po i bën botës janë të pavend, në mos qesharake.Kryesocialisti premtoi shëndetësi falas, premtoi heqje të taksës së biznesit të vogël, legalizim falas, dhe ulje të taksës për 95% të shqiptarëve. Njerëzit me të drejtë presin zhvillimin e këtyre ideve e të këtij programi, dhe jo zbulesat e mëdha të z.Rama.
Premtimet elektorale janë marrëveshja që ai ka me qytetarët, dhe ai do të duhet të përballet me këto sfida. Nuk mund ta marrë lehtë me shpikje të fund-gushtit. Qeverisja kërkon seriozitet, dhe kjo nis nga mbajtja e premtimeve, shkruan Bogdani në Facebook.