Tabaku me medalje te argjend: Synoja vendin e pare ne bote
Peshengritja shqiptare eshte kthyer nga Bukureshti i Rumanise, me nje perfaqesim tjeter te suksesshem. Ne Rumani u zhvillua per disa dite me radhe Kampionati Boteror i te Rinjve ne Peshengritje. Vendi yne siguroi nje medalje te argjend. Elvis Tabaku doli ne vend te dyte, duke humbur per pak medaljen e arte, gje qe do te pasonte arritjet dhe suksesin e kaluar te sportistit shkodran, Erkand Qerimaj. Kampioni dhe nje nder sportistet me te mire te vendit tone, njihet per disa medalje te fituara ne Kampionatin Boteror te te Rinjve. Qerimaj nuk konkurroi kete vit per shkak te moshes, por ai u shpall Kampion Evrope mes te rriturve, pak muaj me pare. Gjithsesi, Tabaku garoi dhe shenoi te njejtin sukses, duke ruajtur traditen e mire te ketij sporti, qe po sjell per cdo vit medalje ne Shqiperi. Tabaku pas kthimit ne kryeqytet, tregon se ishte shume prane fitimit te medaljes se arte. Ne kryeqytet mberriten sportistet e te rinjve te peshengritjes, me medalje. Elvis Tabaku, ne pjesemarrjen e fundit te peshengritesve shqiptare shenoi nje sukses te padiskutueshem ne arenen nderkombetare. Elvis Tabaku, ishte shume afer zones se medaljeve ne Kampionatin Boteror te te Rinjve qe u zhvillua keto dite ne Bukuresht te Rumanise. Pas kthimit ne Shqiperi, ai tregon per suksesin e fundit. "Per shkak te emocioneve ne momentin e fundit, humba medaljen e arte,' - theskoi Tabaku. - "Isha i vendosur per te shenuar nje sukses dhe i bindur se mund te arrije me te miren, por pas dy provave shume te mire, ne te treten per nje gabim te lehte nuk arrita te dal Kampion Bote",- shprehet sportisti i talentuar. Nje sportist polak fitoi medaljen e arte, por edhe pse i dyti, Tabaku premton qe te sjelle medalje te tjera ne vendin tone. Presidenti i Peshengritjes ne Shqiperi, Esat Ademi theksoi se sporti i Peshengritjes eshte nje realitet suksesesh te njepasnjeshme per vendin tone, kjo si rezultat i punes se madhe qe eshte bere gjate ketyre viteve. "Edhe ne kampionatin e fundit te te rinjve, dy sportiste arriten rezultate shume te larte. Shqiperia mori nje pozicion te mire me sportisten Sherjana Ruci. Me sportistin tjeter Elvis Tabaku, Shqiperia eshte renditur ne zonen e medaljeve", - theksoi Edemi. Sipas presidentit te Federates se Peshengritjes, sporti qe ia drejton synon qe te arrije te njejtin sukses ne eventin e radhes, ne Lojerat Mesdhetare qe do te zhvillohen pak dite me vone ne Peskara te Italise. "Sportistet e Peshengritjes synojne qe te arrijne nje sukses tjeter ne Lojerat Mesdhetare. Ashtu si ne cdo aktivitet te rendesishem nderkombetare edhe ne Peskara synojme te dalim me te njejtin sukses", - perfundon Esat Ademi. Edhe ne Olimpiadat e fundit, Shqiperia eshte perfaqesuar me sukses nga sporti i Peshengritjes.