E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt integrimit evropian

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherësh kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, u takua sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Tabaku bëri të ditur se gjatë takimit “diskutuam për situatën në Maqedoninë e Veriut sidomos për protestat e drejta të shqiptarëve në lidhje me gjuhën shqipe dhe nevojën për të avancuar të drejtat e shqiptarëve siç edhe marrëveshja e Ohrit ka përcaktuar”.

Deputetja theksoi se shqiptarët në RMV janë faktor stabiliteti dhe urë drejt integrimit europian.

“Procesi i integrimit kërkon më shumë se retorikë! Kërkon institucione të forta, përfshirje dhe reforma reale”, tha Tabaku.

Tabaku nënvizoi se Kuvendi ka një rol kyç në këtë rrugë dhe jam e bindur që Afrim Gashi do ta mundësojë avancimin e RMV në këtë proces.

1 nga 5

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›