E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Me Shqipërinë, do firmosen një sërë marrëveshjesh

Me këtë rast Ambasadori Çaushi siguroi Presidentin Tadiç për vullnetin e mire të Qeverisë shqiptare për përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Serbinë.  Presidenti Tadiç shprehu bindjen se pala serbe ndan të njëjtin mendim se të dy shtetet gjenden në një moment kyç të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe theksoi se zhvillimi i tyre do të merrte një impuls të ri me nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve, të cilat do t’i shërbenin jo vetëm interesit reciprok të vendeve, por  edhe si shembull inkurajimi për mbarë rajonin, për stabilitetin e prosperitetin e tij. Tadiç theksoi interesin për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bindjen se ekziston një vullnet i përbashkët dhe potenciale të mëdha bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Më tej, Presidenti Tadiç shtoi se BE është objektivi strategjik i përbashkët i të dy vendeve dhe se bashkëpunimi në këtë drejtim do të ketë rendësi të veçantë, pasi vizioni për një të ardhme të rajonit në familjen e kombeve evropiane i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›