E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic flet per Eulex

Serbia mirepret mberritjen e EULEX, pra misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove, por vetem nese ky mision respekton parimin e neutralitetit dhe nese konfirmohet nga Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuar. Deklarata erdhi nga presidenti i Serbise Boris Tadiç, gjate vizites se tij ne Poloni ku ai u takua me presidentin polak Kazinski . Tadiç tha pas takimit me homologun e tij polak se Serbia nuk do te heqe dore nga qellimet e saj, qe jane integrimi Evropian. Tadiç tha se Serbia duhet te behet anetare e Bashkimit Europian, pasi kjo eshte shume e rendesishme per qytetaret e vendit te tij. Presidenti i Serbise tha se komuniteti nderkombetar duhet te jete i paanshem per sa i perket pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›