E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic kryeson delegacionin serb ne OKB

Presidenti i Serbise Boris Tadic do te udheheq delegacionin e Serbise ne mbledhjen e 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork.

Gjate punes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se sic raportojne agjencite e lajme serbe Tadic do te kete nje numer takimesh bilaterale me kryetar kryeministra dhe ministra te jashtem te vendeve anetare te OKB.

Tadic me 20 shtator ne KB do te flase ne mbledhjen per qellimet zhvillimore te mileniumit te kesaj organizate. Ne klubin e Harvardit ne Nju Jork me 22 shtator ne simpoziumin Rruget e prosperitetit ai do te angazhohet per mundesite e investimeve ne Serbi.

Nderkohe Tadici do ti drejtohet AP te OKB-se te shtunen me 25 shtator ne kuader te debatit te pergjithshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›