Tadic ne Dubrovnik bashke ne nje samit me Thacin

Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç, ish-president i
Serbisë,mbërriti të shtunën në mëngjes në Dubrovnik, në Samitin e
shtatë të Kroacisë. Në samit është i pranishëm edhe kryeministri i
Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas lajmit se Tadiçi mbërriti në Dubrovnik, “Vecernji list” në portalin e vet ka shkruar se “takimi të cilin Tadiçi vazhdimisht e ka shmangur kur ishte president, po ndodhë sot. Edhe pse është ish-presidenti, Tadiçi megjithatë është politikani i parë serb, që mund të përballet me kryeministrin e Kosovës në një takim ndërkombëtar”.
Sipas burimeve të ditores kroate, diplomacia amerikane që dje ka synuar ta bindë Tadiçin që të ishte i pranishëm në Dubrovnik, në ditën e parë të Samitit, por kjo nuk ndodhi.