E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj Prioritet arsimit profesional

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka deklaruar se 80 përqind e nxënësve që mbarojnë shkollat profesionale kryesisht në degën ekonomike dhe turizëm, gjejnë lehtësisht një vend pune në treg.

Sipas ministrit, nga të dhënat e shkollave të mesme profesionale edhe nxënësit e viteve të katërta që studiojnë turizëm në shkollat e mesme profesionale në mbarë vendin janë të punësuar.

Ministri tha se në prioritetet e dikasterit të tij do të jetë përmirësimi i programeve dhe orientimi i tyre drejt tregut të punës.

Këto deklarata ministri Tafaj i bëri gjatë Panairit Ndërkombëtar të Firmave Ushtrimore të Shkollave Ekonomike zhvilluar në Tiranë.

Në këtë panair merrnin pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Herzegovina dhe Serbia. Arsimi
Topi: Kontroll universiteteve private
Votime në Universitete
Zgjedhjet në Universitete, Kule përballë Hafizit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›