E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj shte ulur ndjeshem braktisja e shkolles ne arsimin e detyrueshem

Në Durrës, është mbajtur Konferenca Rajonale e Arsimit ku mori pjesë edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili nënvizoi se Durrësi është një ndër qarqet kryesore përsa u përket shkollave profesionale, infrastrukturës shkollore dhe zhvillimit të arsimit.

Ministri Tafaj duke nënvizuar si prioritet të veçantë, cilësinë e arsimit tha se është ulur ndjeshëm braktisja e shkollës në arsimin e detyrueshëm, dhe synimi është që ajo të bëhet zero.

Mbi 91% e të gjithë nxënësve që mbaruan këtë vit arsimin e detyrueshëm janë regjistruar në shkollat e mesme dhe ato profesionale, shifër e cila është një tregues i krahasueshëm me vendet e përparuara.

Ministri Tafaj para mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në rang qarku kërkoi më shumë angazhim dhe përkushtim në përmbushjen e standardeve të mësimdhënies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›