E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Logoja në fletët e votimit s`është biseduar në Bruksel

Marrëveshja për çështjen e telekomit mes palës kosovare dhe asaj serbe, parashikon shpërbërjen e gjithë operatorëve ilegal të Serbisë, si dhe mosndërhyrjen e Serbisë në frekuencat e Kosovës.

Ndonëse me këtë marrëveshje, ende nuk është pajtuar pala serbe, kryenegociatorja kosovare, EditaTahiri, ka shfaqur shpresën që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, pasi sipas saj Serbia duhet t`i përmbahet disa afateve.

Në një intervistë për Kosovapress, Tahiri ka deklaruar se çështja e logove në fletët e votimit në zgjedhjet lokale, nuk është diskutuar fare në takimet në Bruksel dhe duke hedhur çdo mundësi që ato në veri të mos përmbajnë logo të shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›