E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Zejtaria, mundësi për zhvillim të ekonomive familjare

Kryetari i Aleancës për Prishtinën së bashku me ekipin e tij, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizituan bizneset e zejtarisë në lagjen e Muhaxherëve, ku u njohën me sfidat dhe problemet që ballafaqohet ky sektor i ekonomisë familjare.

"Mungesa përkujdesjes ndaj këtyre bizneseve ka bëre që shumë familje që tradicionalisht janë marrë me këto aktivitete specifike në baza të traditës të shuhen. Ndërkaq si të tilla do duhej të trajtoheshin jo vetëm si mundësi reale për zhvillim ekonomik por mbi të gjitha si identitet kulturor", thanë mes tjerash zejtaret.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj theksoi se përkrahje e këtyre bizneseve në forma të ndryshme, do të na shërbej si burim i ardhurave të turizmit, ku nëpërmjet ringjalljes së artizanateve të vjetra ne duhet të zgjojmë ekonomitë familjare.

Nga ana e tij, Tahiri, siguroj të gjithë zejtarët se do të kenë përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm duke kthyer këtë sektor në potencial për zhvillim të ekonomive familjare.

"Ne do të ndërmarrim hapa konkret në subvencionimin dhe stimulimin e tyre. Fillimisht do të ndërtojmë hapësira të veçanta me aktitekturë bazuar në specifikat të bizneseve zejtare, në lagjen e Muhaxherve, Hanin e Dilit, Xhamia e Llapit, rrugën “Haxhi Zeka” dhe në lagjet tjera", theksoi Tahiri.

Tahiri tha se do të përkrahin marrëveshjet për bashkëpunim mes ndërmarrësve individualë dhe institucioneve arsimore, siç janë shkollat profesionale apo qendrat teknike dhe bizneseve që promovojnë këto aktivitete./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›