Tahiri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar nxënësit dhe mësimëdhënësit e Prishtinës.
Me ç’rast edhe ka vizituar disa nxënës dhe familjar në gjendje jo të mirë sociale në lagjen Dodona dhe Kodra e Trimave duke u ofruar përkrahjen simbolike për t’ju qenë sa më afër njerëzve që ndjehen të vetmuar dhe të lënë pas dore.
“Shfrytëzoj rastin që gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Prishtinës dhe Kosovës t’ju uroj këtë fillim shkollor, me shpresë se sukseset dhe mbarësia e tyre do të rriten në vazhdimësi. Sot unë vizitova disa nxënës dhe familjar në gjendje jo të mirë sociale në lagjen Dodona dhe Kodra e Trimave duke ofruar përkrahjen time simbolike për t’ju qenë sa më afër njerëzve që ndjehen të vetmuar dhe të lënë pas dore”, citohet të ketë thënë mes tjerash Tahiri./Indeksonline/