E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajfuni Dujuan godet Japoninë / 11 persona humbën jetën, ndërsa 3 rezultojnë të zhdukur

Tajfuni Dujuan ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Japonisë, duke dëmtuar rrjetet e energjisë dhe komunikimit. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas mediave japoneze, mbi 10 mijë banesa në zonat përreth Tokios mbetën pa energji elektrike të premten, pas reshjeve të dendura që goditën Japoninë lindore gjatë ditëve të fundit.

Kompania e energjisë TEPCO Power Grid paralajmëroi se rikthimi i furnizimit mund të kërkojë kohë, pasi rrëshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugët dhe kanë vështirësuar aksesin e ekipeve të mirëmbajtjes në zonat e dëmtuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›