E Martë, 3 Nëntor 2026

Tajlandë, 6 persona gjenden të vdekur në hotelin luksoz të Bangkokut

BANGKOK- Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel luksoz në Bangkok në atë që policia dyshon se ishte helmim. Rrethanat mbeten të paqarta pasi raportet fillestare flasin për të shtëna por janë hedhur poshtë nga një zyrtar i policisë lokale.

Trupat e tre burrave dhe tre grave – katër shtetas vietnamezë dhe dy vietnamezë amerikanë – u zbuluan në qendër të qytetit në kryeqytetin e Tajlandës ditën e martë.

Informacionet paraprake që flisnin për të shtëna janë hedhur poshtë nga një zyrtar i policisë lokale. Policia thotë se viktimat mbërritën të gjithë në hotel në kohë të ndryshme dhe nuk dyshohet për vetëvrasje.

Kryeministri i Tajlandës ka urdhëruar një hetim mbi incidentin dhe ka vizituar vendin e ngjarjes. Gazeta tajlandeze Matichon tregoi foto të policisë në hotelin Grand Hyatt Erwan duke hetuar vdekjet pasi u thirrën nga stafi i hotelit.  Sipas policisë, pesë trupat u gjetën brenda një dhome dhe njëri prej tyre jashtë saj.

Sipas policisë lokale, hetuesit i gjetën trupat me gojë të shkumëzuar dhe nuk ka pasur asnjë shenjë për përleshje apo grabitje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›