Tajvan, bilanci i uraganit “Morakot”
Rreth 40 000 ushtarë vazhdojnë sot evakuimin e më tepër se 1 600 banorëve ende të izoluar në 44 fshatra mjaft të dëmtuar nga moti i keq, bëri të ditur Mao Chih-kuo, ministër i Transporteve, i ngarkuar me bashkërendimin e ndihmave.
Ushtarakët vazhdojnë gjithashtu kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve dhe të trupave të viktimave të rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.
Të shtunën, presidenti tajvanez Ma Ying-jeou, i ndodhur përpara rritjes së zemërimit popullor, kërkoi falje për ngadalësinë e operacioneve të shpëtimit.
Dje, ai njoftoi se bilanci i uraganit që shkaktoi përmbytjet më të mëdha që prej 50 vjetëve në ishull mund ta kalojë shifrën 500 të vdekur.