E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajvan ish-presidenti tenton vetevrasjen

Ish-presidenti i burgosur i Tajvanit, Chen Shui-bian, tentoi vetëvrasjen, informoi të hënën Ministria e Drejtësisë së shtetit aziatiak.

Në deklaratën e Ministrisë shkruhej se Shui-bian kishte tentuar t'i jepte fund jetës nëpërmjet një litari artizanal që kishte ndërtuar me mjete rrethanore, por u pikas në kohë prej rojeve të burgut, që e penguan të çonte deri në fund vetflijimin. 62-vjeçari, President i Tajvanit nga viti 2000-08, po vuan aktualisht një dënim me disa vite heqje lirie, pasi u gjet fajtor për korrupsion, gjatë kohës që shërbente në vend. Sipas mediave vendase, Chen nuk vuan nga probleme depresioni, por deshi të vriste veten në formë proteste për dënimin që i është imponuar, që prej vitit 2011. Zgjedhja e Chenit në vitin 2000 i dha fund dominimit 50-vjeçar të politikës tajvaneze nga familja e Kuomintangut, e rikthyer sërisht në pushtet. Shui-Bian thotë se dënimi i tij ishte politikisht i motivuara dhe një ndëshkim, për qëndrimin e pavarur të mbajtur në profilin e tij politik. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›