Tajvani, ok marrëveshjes ekonomike me Kinën

Merret “ok” nga parlamenti tajvanez për një marrëveshje më Kinën që përforcon integrimin ekonomik mes dy vendeve në ngushticën e Tajvanit.
Një integrim që nuk ka qenë asnjëherë kaq i thellë në 60 vitet e fundit.
Economic Cooperation Framework Agreement parashikon që Pekini të ulë të gjitha tarifat e importimit të 539 produkteve tajvanezë, ndërsa Tajvani do të bëjë të njëjtën gjë për 267 produkte kinezë.
Sipas ekonomistëve, marrëveshja mund të çojë në krijimin e 260 mijë vendeve pune në Tajvan.