E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i BE-së për financat dhe referendumin në Irlandë

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bi

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i dhanë fund një takimi të nivelit të lartë sot me marrëveshjen për kompetenca të reja në fushën e financave dhe me garanci për Irlandën për ratifikimin e traktatit për reformimin e BE-së.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso u tha gazetarëve në Bruksel se Bordi Evropian i Rrezikut të Sistemit do të monitorojë stabilitetin financiar dhe ekonomik të vendeve.Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon braun tha se Bordi nuk do të ndërhyjë në të drejtat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Zoti Baroso shprehu gjithashtu optimizëm se votuesit irlandezë do ta mbështesin traktatin e Bashkimit Evropian në referenduminqë do të mbahet më vonë këtë vit pas garancive që udhëheqësit e tjerë i dhanë Irlandës në këtë takim të nivelit të lartë.  Kryeministri i Irlandës, Brian Cowen, tha se pret që votimi të bëhet në tetor.

Irlanda kishte kërkuar garanci për ruajtjen e neutralitetit të saj, për ligjet e abortit dhe politikat ekonomike. Qytetarët irlandezë kundërshtuan paktin e Bashkimit Evropian në referendumin e vitit të kaluar. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›