E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takim me studentë në COD për sfidat e inovacionit në arsim

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me rrjetin e të rinjve “SAS Albania”, organizoi një takim në Hollin Protokollar të Kryeministrisë për rëndësinë e integrimit të teknologjisë dhe metodave të reja në krijimin e mundësive më të mëdha për studentët.

Gjatë këtij aktiviteti, studentë nga universitete të ndryshme publike dhe private të vendit u njohën me diskutimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me inovacionin në arsimin shqiptar.

Panelistët, Orjana Osmani, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, Enkelejda Imeraj, drejtoreshë e përgjithshme AIE, Romina Kostani, drejtoreshë e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja, dhe Geart Ferhati, themelues i platformës SUAPR, ndanë perspektiva të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në vend.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›