E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet, Presidenca: U ra dakord për dialog politik

Faqja zyrtare e Presidencës ka publikuar detajet e takimit të kreut të shtetit Topi me ambasadorët. Në njoftim thuhet se kreu i shtetit bisedoi me kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan, si dhe ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio për situatën më të fundit politike në vend.
"Palët në takim shkëmbyen mendime lidhur me aktualitetin politik, duke iu referuar kryesisht grevës së urisë filluar nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e kësaj force politike. Bashkëbiseduesit vunë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, i cili është një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale dhe të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratën e Presidencës.
Presidenca thekson se ky takim erdhi në vazhdën e disa takimeve të tjera që kreu i Shtetit ka zhvilluar edhe me zëvendëskryeministrin Meta dhe ambasadorin amerikan, Xhon Uithers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›