E Premte, 6 Nëntor 2026

Takimet me Diasporën, Rama: Më 26 maj në Milano

TIRANË,16 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se takimi i radhës me diasporën do të zhvillohet në Milano më 26 maj.

Rama bën të ditur se takimi do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.

“Së shpejti. 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano. Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.

Të dielën e 12 majit Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me diasporën në Greqi, Athinë. Turi i takimeve vjen në kuadër të takimit me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë jashtë.

Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›