Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju-Jorkut. Logoja e eventit shfaqet në Times Square

Kryeministri Edi Rama është nisur të enjten drejt Nju-Jorkut, pasi më 26 tetor pritet që ai të zhvillojë takimin e planifikuar me emigrantët shqiptarë.
Takimi do të mbahet në Nju-Jork në orën 11:00. Lidhur me këtë ngjarje, në “Times Square” të Manhatanit, një prej shesheve më të njohura në SHBA, por edhe në botë, është shfaqur në ekran logoja e eventit të Ramës.
Pas Nju-Jorkut, më 3 nëntor, Rama do të rikthehet në Greqi, për të zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Selanik.
Ramai rikthehet turit të takimeve me diasporën, pas atyre që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe në Milano më 26 maj të këtij viti. Takime të këtij karakteri pritet që kryeministri të zhvillojë edhe në Londër e Gjermani.
/rtsh.al/