E Enjte, 5 Nëntor 2026

Takimi Kurti-Vuçiç, DASH: Asociacioni mbetet kritik për Kosovën e pavarur

Departamenti amerikan i Shtetit e ka cilësuar takimin mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel si një hap të mirë për dialogun mes dy vendeve. Në një reagim zyrtar, DASH shprehet se marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në reagimin theksohet se asociacioni mbetet një process kritik për të ardhmen e Kosovës si vend i pavarur dhe multietnik.

 “Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë.

Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike’, thuhet në deklaratën e DASH.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan me 27 shkurt në Bruksel. Në takimin e ndërmjetësuar nga të dërguarit e BE nuk pati një marrëveshje të firmosur. Megjithatë takimi u komentua si një hap i mirë në rrugën e vështirë të dialogut Kosovë-Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›