E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi PE-Shqiperi

Kalendari i takimit të 19 dhe 20 dhjetorit në Tiranë, mes eurodeputetëve dhe parlamentarëve shqiptarë, përmban diskutimin e disa temave si lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, liria e medias, apo përgatitja e zgjedhjeve të radhës. Në një intervistë për TCH, Kreu i delegacionit të PEsë për Ballkanin, Eduard Kukan, shpjegon axhendën dhe pritshmëritë e tij mbi takimin e radhës.

TCH : Cilat janë mesazhet e temat e takimit të radhës.

Eduard Kukan, Kreu i delegacionit të PE për Ballkanin : « Mesazhet janë që ky takim duhet të përdoret për diskutime të thella mbi çështjet aktuale që lidhen me përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën europiane. Takimi do të mbahet pas konkluzioneve të Këshilit Europian ku do të bëhet e qartë se çfarë teksti do t’i drejtohet Shqipërisë dhe zhvillimit të ardhshëm të saj. Mendoj StatusiTakimi përgatitor në BrukselFule: Shqipëria humbi statusinFule: Statusi, jo vetëm 3 ligjet se do të jetë me të vërtetë një ide shumë e mirë që të konsiderohet se cila është rruga më efikase për të dëshmuar se Shqipëria është seriozisht e interesuar për progres në axhendën europiane.

Do të diskutohen sigurisht të gjitha çështjet, që nga situata e brendshme politike, cilësia e dialogut politik, situata në parlament në lidhje me miratimin e ligjeve të nevojshme, situata ekonomike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e medias. Të gjitha këto çështje që përfshihen si zakonisht në axhendën e këtij takimi ».

TCH : Një prej pikave të kalendarit është edhe diskutimi për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Eduard Kukan : «  Përgatitja e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Mënyra se si do të mbahen zgjedhjet është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Për të parandaluar pyetjen tuaj të radhës, unë mund t’ju them se nuk përmendet në dokumentet e Bashkimit Europian, Këshillit apo Komisionit, se zgjedhjet janë një kusht për zhvillimin e së ardhmes të Shqipërisë, pra fjala kusht. Por, sigurisht që mënyra se si ato do të zhvillohen, si do të numërohen, si do të shpallen rezultatet e nëse do të kontestohen apo jo, do të jetë shumë e rëndësishme për mënyrën sesi institucionet e BEsë do ta shohin situatën në Shqipëri. Pra gjithkush pret që zgjedhjet do të jenë të ndershme, demokratike dhe se do të parandalojnë përsëritjen e situatës në vend pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Është shumë e rëndësishme për vendin. Parlamenti dhe politikanët tuaj patën mjaftueshëm kohë për të përgatitur legjislacionin dhe të gjitha gjërat e nevojshme. Tani dëgjoj se ka ende disa probleme teknike në lidhje me votimin elektronik por mendoj se dinë se si ta bëjnë dhe se si ta rregullojnë. Dhe zgjedhjet, sërish, do të jenë një test shumë i rëndësishëm i ambicieve të Shqipërisë për të ardhmen ».

Përgatiti: Arta TOZAJ, Bruksel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›