Takimi Patozi-Ruçi, Rama: 28 Nëntori pa status të ri në BE do qe TURP
Share
Menjëherë pas takimit Patozi-Ruçi, në një reagim të tij kreu i PS-së Edi Rama e ka konsideruar propozimin e partisë së tij për thirrje të tryezës mes gjithe forcave parlamentare të vetmen rruge per te shpetuar statusin ne BE.
Propozimi i PS drejtuar PD per te ngritur tryezen e dialogut mes gjithe forcave parlamentare e vetmja rruge per te shpetuar statusin ne BE. Sa me shpejt tryeze mes kryetareve te partive per reformen zgjedhore e parlamentare, heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen Presidentit te ri. Te 4 keto ceshtje te lidhura ngushte me interesin kombetar ne kete udhekryq drejt vjeshtes,ku 28 nentori pa status te ri ne BE do qe=TURP!shkruan ai.