Takimi Rusi-Ukrainë në Ankara më 15-16 prill për sigurinë në Detin e Zi

Një takim për sigurinë e Detit të Zi do të zhvillohet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Ankara më 15 dhe 16 prill, raporton CNN Turk.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas do të takohen në shtabin e përgjithshëm të marinës turke në Ankara më 15 dhe 16 prill për të diskutuar sigurinë e Detit të Zi, pas një armëpushimi të mundshëm midis Moskës dhe Kievit, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, në takimin, i cili do të mbahet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ushtarakë nga vendet e huaja, do të diskutohet për dimensionin detar të planifikimit ushtarak që mund të kryhet për ruajtjen e paqes në Detin e Zi.
Armëpushimi në Ukrainë në tryezë
Në të njëjtën kohë, përpjekjet për të arritur një armëpushim në luftën e Rusisë me Ukrainën u diskutuan të shtunën nga ministri i jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov.
Kjo është bërë e ditur më herët nga një burim diplomatik turk, sipas të cilit të dy ministrat kanë diskutuar edhe për çështjet e bashkëpunimit energjetik dhe marrëdhënieve dypalëshe, gjatë një takimi në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.
/rtsh.al/