E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Thaçi-Daçiç, KE shtyn progres-raportin për dy vendet

E ndërsa pritej një hap konkret sa i përket progresit të Kosovës drejt familjes europiane, KE bërë me dije se e ka shtyrë publikimin e progres-raportit të Serbisë dhe Kosovës. Ka qenë Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, i cili në një konferencë me gazetarët në vigjilje të seancës së PE e ka konfirmuar një fakt të tillë.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen, duke theksuar rëndësinë e raundit të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet nesër në Bruksel.

Sipas Baroneshës Ashton është e nevojshme të arrihet një marrëveshje mes dy kryeministrave, fakti që ajo vendosi për bisedime shet mes Beogradit dhe Prishtinës e shoh si shenje pozitive për angazhimin e dy kryeministrave për të shfrytëzuar këtë mundësi historike që kanë që të ecin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të shfrytëzojmë ofertën e BE, pres rezultat pozitiv. Pra shpresoj që dy kryeministrat të arrijnë një marrëveshje, para afateve të caktuara. Nëse flisni për kalendarin ai është i qartë, do të finalizojmë miratimin e raporteve që ju jam referuar, të hënë do jetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm të fokusuar në këtë cështje, pastaj puna e Këshillit tëMinistrave do të vijojë për vendet anëtare, u tha Fyle gazetarëve.

Zgjerimi është një proces në dorën e vendeve anëtar dhe jo të BE. Ju nxorët një cështje të rëndësishme për Kroacinë, për procesin e kredibilitetit, Por diskutimet e bërë, ajo cfarë di nga diskutimet e bëra me krerët e dy qeverive, më bëjnë të kem besim se do ketë përpjekje për të arritur të mbyllin boshllëkun midis dy vendeve, shtoi Fyle.

Komisioni Evropian pritet të publikojë raportin e përparimit të disa shteteve në Ballkan drejt bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për Shqipërinë nuk do të ketë raport.

Raportet duhet të sqarojnë edhe nëse Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme që të nisin negociatat për anëtarësim.

Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle do të lexojë sot rekomandimet apo përfundimet për Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën.

Serbia ka refuzuar javën e shkuar që të nënshkruaj një plan marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën, e cila gjë pritet të reflektohet në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.

Nga rezultati i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë varet data e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova do të duhej të merrte datën e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Sa i përket Maqedonisë pritet të vendoset hapja e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht çështjes së emrit. Ditë më parë Komisioni i Puneve te jashtme te Parlamentit Europian ka votuar me 38 vota pro dhe 13 kundër mbi projekt rezolutën për Maqedoninë, ku eurodeputetët u shprehën kështu pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Maqedonia kaloi një tjetër provë, atë të zgjedhjeve demokratike që morrën një vlerësim pozitiv nga ndërkombëtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›