E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Thaçi-Daçiç, Kocijançiç: Kërkohen hapa të prekshëm

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë është e një rëndësie kyçe, ndërsa pajtueshmëria për hapat e prekshëm për zbatimin e saj, është ajo që e dëshiron përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, nga takimi i sotëm Hashim Thaçi-Ivica Daçiç.

Kështu u tha gazetarëve sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Ajo ka njoftuar se Catherine Ashton në orën 16:00 do të ketë takim të veçantë fillimisht me kryeministrin Dacic e më pas me kryeministrin Thaçi, pastaj të tre sëbashku do të kenë një darkë pune.

Maja Kocijançiç tha se takimi i sotëm mund të zgjasë më gjatë, ndërsa qëllimi është arritja e një pajtueshmërie të qartë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›