E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Thaçi-Daçiç, arrihet marrëveshje që serbët të votojnë

Takimi i djeshëm mes kryeministrave të Kosovës ,Hashim Thaçi dhe atij të serbisë Ivica Daçiç ka përfunduar pa marrëveshje konkrete.

Megjithatë kryeministri serb, Ivica Dacic duket se ka arritur atë që e ka synuar në Bruksel.

Dacic ka deklaruar se në dialogun e së mërkurës në Bruksel është arritur marrëveshja që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit me dokumentet ekzistuese personale dhe së është arritur përparim për formimin e policisë në komunat serbe.

Pas bisedimeve me kryeministrin Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së Catherine Ashton, kryeministri serb ka thënë se në zgjedhjet lokale në Kosovë do të mund të marrin pjesë edhe të gjithë serbët e zhvendosur, pra edhe serbët e Kosovës të cilët aktualisht jetojnë në Serbi , si dhe ata që kanë lindur në Kosovë. Dacic ka thënë se është arritur edhe marrëveshja që  komandanti  rajonal I  policies në veri të Kosovës do të jetë serb.

Ndërkohë data  e takimit të radhës  zyrtarisht ende nuk dihet, ndërsa  kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se më 27 gusht, të dy delegacionet do të udhëtojnë drejt Brukselit për takimin e radhës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›