Takimi, asnjë marrëveshje për transparencën

Negociatat e radhës nuk sollën ndonjë marrëveshje kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës për transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Takimi në selinë e Kryesisë së Kuvendit mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe homologut socialist Gramoz Ruci që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta, nuk arriti të afrojë qendrimet e palëve për çështjen e fletëve të votimit.
Ndërkaq ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë negociatave të mëparshme, maxhoranca ka rënë dokord për çeshtjet që kanë të bëjnë me ngritjen e komisionit hetimor. Maxhoranca ka pranuar ngritjen e një komisioni të ri hetimor për zgjedhjet ku shumicën ligjore dhe kryetarin ta ketë opozita.
Megjithë vullnetin e përbashkët për ngritjen e komisionit hetimor brenda këtij sesioni parlamentar, komisioni ka pak gjasa të filloje të funksionoje pasi PS pretendon se situata nuk mund të ndryshojë pa zgjidhur problemin e fletëve të votimit, problem që është lënë për t'u diskutuar në negociata të tjera.