E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi dytë i delegacionit me Topin, marrin pjesë Berisha dhe Rama

Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës është rikthyer në zyrën e kreut të shtetit Bamir Topi ku po marrin pjesë edhe kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Rama. Ky është takimi i dytë brenda ditës të delegacionit të KiE-së në presidencë por këtë herë në takim së bashku me presidentin Topi do të jenë edhe dy liderët politikë.
Ky bashkëbisedim vjen pas takimeve të mëparshme që delegacioni kreu me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, dhe së fundi me kreun e opozitës Edi Rama. Në takimin e pasdites pritet të ketë gjëra konkrete sa i takon formulës së zgjidhjes së krizës politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›