E Enjte, 5 Nëntor 2026

Takimi i Athinës/ Vetëm fjalime politike të Ramës dhe Klosit, 1 mijë efektivë policie në gatishmëri

Takimi i Ramës në Athinë, 1 mijë efektivë policie

Rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar për takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë.

Shefi i qeverisë shqiptare pritet të mbërrijë nesër në orën 9:30 në stadiumin Galatsi, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit.

Vizita e tij në Athinë do të jetë një ditore pasi është parashikuar që largimi të bëhet rreth orëa 18:00-19:00 të ditës së dielë.

Takimi me shqiptarët është thirrur në orën 11:00 por nuk do të ketë vetëm fjalime politike të kryeministrit Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm Klosi. Ora e parë e takimit do të ketë në fokus argëtimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›