E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i G20-ës

Ministri gjerman i Financave, Peer Steinbruck, njihet për njeri shumë strikt në ministrinë ku punon dhe për këtë i kanë ngjitur nofkën "superperfekt". Megjithatë, së fundmi në këtë ministri kanë lindur disa pakënaqësi mes tij dhe disa specialistëve në lidhje me propozimin e titullarit për aplikimin e një takse botërore për transaksionet financiare në banka. Këtë propozim ministri gjerman e bën i nxitur nga situata e krizës dhe dëshira për rrugëzgjidhje dhe do ta paraqesë në takimin e kësaj jave të G20-ës në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt, në Ministrinë gjermane të Financave janë të shumtë ata që nuk kanë qenë në një mendje me idenë e shefi t. Por kundërshtia nuk mbetet me kaq, sepse edhe në Pitsburg ky propozim nuk do të pritet "me lule", edhe pse Kancelarja Merkel është pro tij. Kjo është aq e vërtetë, sa një çështje e tillë është lënë jashtë axhendës zyrtare të takimit të Pitsburgut. Ky përjashtim shkon përtej faktit se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë absolutisht kundër një takse të tillë. Negociatat në këtë takim të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, plus Bashkimin Europian, thjesht nuk kanë mundësi dhe kohë që të përfshijnë në axhendë një çështje shumë të diskutueshme. Dallimet në opinionet dhe këndvështrimet që kanë vendet pjesëmarrëse në lidhje me çështjet e tjera shumë të rëndësishme të axhendës janë ndërkohë të shumta. Ka të ngjarë që takimi i Pitsburgut të përfundojë në të njëjtën mënyrë si ai i mëparshmi i Londrës, 6 muaj më parë, pra me disa kompromise të vogla dhe të parëndësishme. Disa muaj më parë, kur bota ishte në kulmin e krizës fi nanciare, kombet që përbëjnë G20-ën u bashkuan rreth idesë se ekonomia botërore kishte nevojë për një rishikim apo remont kapital. Por me kalimin e kohës dhe me shfaqjen e shifrave pozitive, duket se vrulli i madh për të ndryshuar sikur ka rënë dhe është zbehur dhe ndryshimet radikale për të cilat u ra dakord se duhet të ndërmerreshin, po duken gjithnjë e më të largëta. Në qendër të gjithë kon-fl iktit aktual, që karakterizoi edhe taki-min e fundit të G20-ës në Londër, është ndryshueshmëria mes versionit anglo-amerikan dhe atij europian të ecjes së mëtejshme përpara. Nga njëra anë dy vendet e para duan rritjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës globale, ndërsa europianët janë më të shqetësuar me rregullimin e tregjeve fi nanciare. Nëse delegatët e G20-ës nuk do të arrijnë kompromise për çështjet kryesore, pasojat mund të jenë të rënda. Mosmarrëveshjet e reja për tregtinë mund të ashpërsohen dhe kjo do të kishte një ndikim të men-jëhershëm në rritjen ekonomike. Një nga shkaqet e mosmarrëveshjeve do të jetë edhe çështja e kufi zimit të bonuseve të bankierëve dhe ekzekutivëve të bankave. Sipas qeverisë gjermane, pjesa më e madhe e delegacioneve kanë kritikuar idetë jo fort ambicioze të amerikanëve. Planet për vendosjen e një kufizimi konkret për bonuset nuk janë pranuar në negociatat e muajve të shkuar. Në fund të fundit, një bonus 1 milion dol-larësh ka më shumë vlerë në Kinë, Indi, apo Brazil, se sa në Britani e Amerikë. Për këtë arsye, gjermanët do të donin përcaktimin e një "tavani" për bonuset. Por edhe në këtë rast, gjermanët kanë hasur në një mbështetje të kufi zuar të vendeve anëtare të G20-ës. Në takimet parapërgatitore, vetëm Franca dhe Holanda e mbështetën një ide të tillë. Ndërkaq duket më pozitive situata për sa i përket përmirësimit të rregullave fi nanciare, edhe pse arritja e një mar-rëveshjeje përfundimtare duket e largët. Për shembull, në një projekt të nxjerrë pas takimit të fundit parapërgatitor, G20 zotohet që "të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e kapitalit bankar dhe të dekurajojë teprimet". Aktualisht bankave u kërkohet që të heqin mënjanë 8% të kapitalit të tyre, për të siguruar risqet. Ka mundësi që në takimin e G20-ës të kërkohet dyfishimi i kësaj shifre. Një tjetër çështje është mundësia që vendet anëtare duhet t‘i detyrojnë bankat e tyre të vendosin para mënjanë kur kanë arritje pozitive, për të përballuar ditët e vështira e kohët e krizave. Për sa i përket strategjisë ekonomike të së ardhmes, si për çudi kjo pikë nuk do të jetë pjesë e debateve kryesore. Me kërkesë të Kancelares gjermane, në qershor u ngrit një task-force për të përpiluar një "kartë për një aktivitet ekonomik të qëndrueshëm". Pas një debati të gjerë, negociatorët ranë dakord në lidhje me hartimin e një liste që do të përmbante 8 vlera bazë, të cilat duhet të përdoreshin nga vendet e G20-ës në hartimin e politikave ekonomike. Megjithatë bëhet fjalë për disa pika me karakter shumë të përgjithshëm, si pasojë e stabilitetit afatgjatë në hartimin e politikave ekonomike, refuzimit të të gjitha formave të proteksionizmit, apo kërkesave për një mbikëqyrje më të mirë të të gjitha veprimeve financi-are. Vendet kanë rënë dakord që rritja ekonomike të mos bëhet në kurriz të vuajtjeve të mjedisit. Çështja e arritjes së kësaj rritjeje ekonomike është ende një debat i nxehtë. Nga njëra anë G20 ka rënë dakord në lidhje me faktin se politikat ekonomike kombëtare në të ardhmen duhet që të koordinohen ndërkombëtarisht me ndihmën e Fon-dit Monetar Ndërkombëtar, dhe nga ana tjetër vendet e industrializuara në veçanti kanë mosmarrëveshje në lidhje me pabarazitë në tregun botëror, pra deficitet dhe surpluset tregtare. Çështja është se si të çohet sërish në shinat e duhura tregtia botërore. Gjatë bisedimeve të muajve të fundit, SHBA dhe Britania e Madhe u kërkuan vendeve të fuqishme eksportuese si Gjermania, që të aplikonin programet e stimulit për të shtuar kërkesën vendase. Ideja është se rritja e shpenzimeve publike dhe rrogat e larta do të nxisnin konsumatorët që të shpenzonin më shumë. Një gjë e tillë do të shtonte importet dhe njëherazi do të ulte konkurrueshmërinë e Gjermanisë në tregjet financiare ndërkombëtare, duke pakësuar surplusin tregtar të vendit. Londra e ka bërë këtë një "çështje kyçe" për Pitsburgun. Ajo do që FMN të hyjë në lojë dhe të furnizojë vendet me këshilla ekonomike në rastet kur imbalanca tregtare tejkalon disa parametra. Sigurisht një ide e tillë është kundërshtuar nga Berlini.

Pavarësisht gjithë mosmarrëveshjeve dhe vështirësive të koordinimit dhe negocimit mes grupeve të tilla pjesë-marrëse, Shtetet e Bashkuara duken të vendosura që ta zyrtarizojnë edhe më tej konceptin e G20-ës. Madje është sugjeruar edhe zhvleftësimi i G8-ës, forumit të vendeve më të industrializuara të botës. Amerika mendon se takimi i ardhshëm i G20-ës duhet të mbahet në Kanada në fi llim të 2010-ës dhe ai duhet të kryesohet nga Koreja e Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›