E Enjte, 5 Nëntor 2026

Takimi i Ramës me deputetët, Basha: Beteja jonë kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin

Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama, me deputetët e rinj dhe të vjetër. Zoti Basha thotë se beteja e PD nuk është me PS, por, sipas tij, me një pakicë të korruptuar që ka kapur shtetin.

“Platforma për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij. Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, shkruan Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›