E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i Romës, Daçiç: Me Shqipërinë do diskutojmë tema të pakëndshme

Daçiç është shprehur se në takim do të diskutohen tema të pakëndshme, por qëllimi kryesor është evitimi i kthimit tek e kaluara

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka folur sot për takimin që do të zhvillohet nesër në Romë në midis Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë.

Daçiç është shprehur se në takim do të diskutohen tema të pakëndshme, por qëllimi kryesor është evitimi i kthimit tek e kaluara.

“Takimi ka të bëjë me dëshirën e Italisë që të ndihmojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, pasi Italia ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet. Natyrisht se do të bisedojmë edhe për temat e pakëndshme, mirëpo kjo është pjesë e politikës së jashtme. Duhet të kërkojmë për ato tema në të cilat të gjejmë zgjidhje, pasi mjaft mirë e dimë se për çfarë nuk pajtohemi”, ka thënë Daçiç.

Ashtu siç është deklaruar edhe më parë nga përfaqësues të tre vendeve, takimi ka për qëllim që të rrisë bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe të ndihmojë në stabilitetin rajonal.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›