E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takimi i liderëve europianë, kryeministri britanik: Do të dyfishojmë mbështetjen për Ukrainën!

Samiti i liderëve europianë në Londër ka përfunduar.

Kryeministri britanik, Samiti Starmer ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

“Prioriteti i parë i kësaj qeverie, i çdo qeverie është siguria dhe siguria e popullit britanik për të mbrojtur interesin kombëtar, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme”, tha ai.

Starmer e vlerësoi takimin e sotëm si një mundësi për të bashkuar partnerët  rreth përpjekjes për të forcuar Ukrainën dhe për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për të mirën e të gjithëve.

Gjithashtu Starmer njofton se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të lejojë Ukrainën të përdorë 1.6 miliardë paund nga financimi i eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë më shumë se pesë mijë raketa të mbrojtjes ajrore.

Të pranishëm në Samit ishin 15 liderët europinë, ndërsa u organizua nga kryeministri britanik Keir Starmer.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›