E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me Abdixhikun, Kurti hap temën e presidentit: Duhet edhe opozita

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.

Kurti tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës,por edhe opozitës.

“Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetushmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Ky është takimi i dytë në mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa PDK dhe Aleanca ia kanë refuzuar takimet kreut të VV-së.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›