E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me Begajn, ja data që propozoi PSD për zgjedhjet vendore

Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka propozuar 9 majin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Kjo datë është komunikuar nga përfaqësues të PSD në takimin që patën sot me presidentin Bajram Begaj.

Në takim ishte edhe Taulant Balla, si përfaqësues i PS.

Socialistët mbeten të hapur për çdo datë nga 15 prilli me 15 maj, me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me një festë fetare.

Ndërsa opozita në bllok e bojkotoi takimin e kësaj të premte të thirrur nga Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›