E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi me Blinken, Begaj: E ardhmja e ndritur për Shqipërinë, partneritet për shumë se 100 vite të tjera

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti të enjten sekretarin amerikan të Shtetit, zotin Antoni J. Blinken (Antony), me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

“Kjo vizitë,” vijoi më tej Presidenti Begaj, “është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën  drejt integrimit në BE.”

Kreu i shtetit i shrehu sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA ka bërë e po bën për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

“Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse,” deklaroi presidenti gjatë bisedës me sekretarin e Shtetit.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

“Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera,” u shpreh Presidenti Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›