E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi me Mbretin e Jordanisë, Begaj: Vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në një takim Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Ceremonia zyrtare pritëse u bë tek Presidenca, ku të pranishëm ishin dhe delegacionet përkatëse e dy shteteve ku më pas pati një takim kokë më kokë mes m Presidentit Begaj dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullah II.

Ndërkohë është zbardhur takimi mes tyre ku bëhet e ditur se është biseduar për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Begaj shprehet se me rëndësi është rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri, teksa iniciativën e Procesit të Aqaba-s, e ka quajtur një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit.

“Me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania, mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani. Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s. Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Begaj në takim.

Kjo është hera e dytë të Abdullah II që vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri, pasi ai zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama më 12 Maj të vitit 2015

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›