E Enjte, 5 Nëntor 2026

Takimi me Metën/ Berisha: Diskutuam gjerësisht për mbrojtjen e interesave të qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë blu.

Bërisha bën me dije se në takim u diskutua për koordinimin e përpjekjeve të të dy partive për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe Nënkryetarin e kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.”– shkruan Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›